Sport Bota

“Dua të luaj në SHBA”, Messi “i shkel syrin” Botërorit të gjashtë

Lionel Messi dëshiron të jetë pjesë e Botërorit që do luhet në vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht se do jetë 39-vjeç, Messi nuk e ka ndërmend të ndalet dhe kërkon të lërë gjurmë në Botërorin e gjashtë të karrierës. “Të jesh pjesë e një Botërori është diçka e jashtëzakonshme dhe unë dua që të jem pjesë”, tha Messi!