Politikë

“Drejtësia të bashkëpunojë që të mos ketë përshkallëzim…”/ Aktivisti Arben Kola: Nesër zbresin në Tiranë 5 europarlamentare në mbështetje të protestës!

Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë kundër korrupsionit dhe qeverisë së korruptuar.

Sot mbahet protesta e 27 kundër Ramës. Qytetarët i kanë bërë thirrje edhe SPAK, të bëjë drejtësi, ndërsa shtoi se nesër zbresin në Tiranë 5 europarlamentare në mbështetje të protestës.

“Nëse ju vazhdoni me procedime, me kërcënime e shantazhime, ne në e mbajmë popullit që t’ju vijë te shtëpia. Ne kemi thënë që protesta do jetë paqësore. Por ju pasi nuk ju eci asnjë nga tentativat, po tentoni përmes gjoba, siç i vendosët mërgatës150 euro. Polici e turpit. Thirrje për SPAK të veprojë sa më shpejt ndaj këtyre që vendosin gjoba. SPAK vepro sa më shpejt të arrestosh këta banditë . Kërkojmë bashkëpunimin e drejtësisë që populli të mos përshkallëzojë protestën. Nesër do jetë protesta kombëtare dhe ftojmë çdo shqiptar të jetë këtu”, tha ai.