Dosja e Veliajt/ Avokatja e Elman Abules në GJKKO: Të shpallet moskompetenca, çështja t’i kalojë Gjykatës së Tiranës

Dosja e Veliajt/ Avokatja e Elman Abules në GJKKO: Të shpallet moskompetenca, çështja t’i kalojë Gjykatës së Tiranës

Vijojnë zhvillimet në GJKKO, ku po mbahet seanca gjyqësore për disa prej të pandehurve të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Gjatë seancës së sotme, avokatja mbrojtëse e një prej të pandehurve, Elman Abule, ka paraqitur një kërkesë procedurale përpara trupës gjykuese.

Mësohet se mbrojtja ka kërkuar shpalljen e moskompetencës nga ana e GJKKO-së për këtë çështje dhe dërgimin e dokumenteve dhe akteve për shqyrtim pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.

Vetë Abule ka kërkuar shtyrje të seancës, duke u shprehur se nuk ka pasur të bëjë kurrë me shtetin, duke pyetur pse duhet të gjykohet nga kjo gjykatë.

SPAK nga ana tjetër u shpreh se kishin ardhur të përgatitur për të paraqitur konkluzionet përfundimtare dhe se duhet vazhduar seanca.

Sakaq, gjykata u shpreh se kërkesa për shtyrje rrëzohet.