Dosja “Balluku”/ Akuza për pastrim parash, Igli Tare nën hetim nga SPAK

Dosja “Balluku”/ Akuza për pastrim parash, Igli Tare nën hetim nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht Igli Tares se është vënë nën hetim në kuadër të dosjes “Balluku”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.

Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares.

Hetimet ndaj Tares po zhvillohen në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Etiketa:
  • Belinda Balluku
  • Dosja Balluku
  • Hetimet e SPAK
  • Igli Tare
  • SPAK