“Dorëzohu!”/ Hapi zjarr drejt “Shqiponjave”, si ndodhi ngjarja në Maliq me 1 efektiv të vrarë dhe tjetrin të plagosur. Autori i dënuar me mbi 9 vite burg (VIDEO)

“Dorëzohu!”/ Hapi zjarr drejt “Shqiponjave”, si ndodhi ngjarja në Maliq me 1 efektiv të vrarë dhe tjetrin të plagosur. Autori i dënuar me mbi 9 vite burg (VIDEO)

Një operacion policor për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë ka përfunduar në tragjedi mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Lozhanit, në Bashkinë Maliq, ku punonjësi i policisë Enea Mekolli humbi jetën në krye të detyrës dhe një tjetër mbeti i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me të shumëkërkuarin.

Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq dhe atë të Korçës, kishin organizuar një operacion për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari, i shpallur në kërkim prej vitesh për vepra penale që lidhen me narkotikët.

Rreth orës 07:30, efektivët rrethuan një stan në malin e Bodenit, ku dyshohej se fshihej Braçellari. Pasi iu bë thirrje të dorëzohej, ai refuzoi dhe hapi zjarr ndaj forcave të policisë.

Si pasojë e sulmit, humbi jetën inspektori Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur inspektori Edison Adri, 36 vjeç. Të dy ishin pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Korçë.

Për neutralizimin e sulmit, efektivët iu kundërpërgjigjën me armë zjarri. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur edhe vetë Braçellari, i cili më pas u vu në pranga nga policia. Autoritetet bënë të ditur se në drejtim të vendngjarjes është nisur një helikopter i shërbimit shëndetësor për transportin e të plagosurve.

Korçë/Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie, nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.

Ngjarja tragjike në Maliq

Humbi jetën – Enea Mekolli, Inspektor i Policisë
U plagos – Edison Adri, Inspektor i Policisë
U plagos – Violand Braçellari (Agresor, i shpallur në kërkim prej vitesh për vepra penale që lidhen me narkotikët).

  • VIDEO/ U plagos gjatë operacionit policor, ja momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës
  • Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq/ Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë (VIDEO)
  • Vrasja e policit në Lozhan, reagon Begaj: Ngushëllime familjes, solidaritet në emër të shtetit shqiptar
  • Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal: Autori do të përballet me drejtësinë
  • Vrau një polic dhe plagosi një tjetër/ I mbuluar me gjak, momenti kur mbërrin në spital autori i ngjarjes në Korçë (VIDEO)
  • “Fshihej prej vitesh në male, ndëshkim maksimal për autorin”/ Ngjarja në Maliq, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër
  • Operacioni policor shkaktoi viktima! Dalin fotot e policit të vrarë dhe të autorit të ngjarjes në Maliq
  • Vrau një polic, plagosi kolegun e tij rëndë/ Profili i errët i të rrezikshmit të Maliqit. 43-vjeçari në kërkim prej 2017-ës
  • Kolegu i tij u vra, vetë u plagos rëndë gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit, polici i Shqiponjave pritet të dërgohet te Trauma me helikopter
  • Detajet/ Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore
  • Policia i shkoi në banesë, por…/ Detaje nga ngjarja në Maliq, identifikohet autori! 43-vjeçari ishte në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh
  • E rëndë në Maliq/ Një polic i vrarë dhe një i plagosur gjatë një operacioni, lëndohet edhe autori
Etiketa:
  • Edison Adri
  • Lozhan
  • Maliq
  • ngjarje e rende
  • Violand Bracellari
  • vritet polici