Kronikë

“Dorëzim i sigurt”/ Goditet organizata shqiptare në Itali, trafikonte lëndë narkotike

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, në Itali. Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë shqiptare që merrej me trafik droge në zonën e L’Aquila.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 16 persona, ndërsa 40 të tjerë janë vënë nën hetim.

Aktiviteti i shpërndarjes kryhej kryesisht nëpërmjet mesazheve të koduara dhe skemës me “delivery”, dorëzim i sigurt.