“Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!”/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës, sheshi ushton nën thirrjet: Revolucion! Shqipëri e re!

“Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!”/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës, sheshi ushton nën thirrjet: Revolucion! Shqipëri e re!

Mijëra qytetarë kanë mbushur sërish sheshin në qendër të Tiranës, duke vijuar protestat kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Mes një atmosfere të ndezur, turma ka shpërthyer në thirrje të njëpasnjëshme: “Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!”, ndërsa pankartat dhe sloganet kundër qeverisë kanë dominuar protestën.

Sheshi ka ushtuar nën thirrjet “Revolucion!”, “Shqipëri e re!” dhe “Mjaft më!”, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.