Kryesore

“Do më mungosh dashuria ime”/ Gratë rrihen me njëra-tjetrën gjatë ceremonisë së varrimit: Kush je ti? (VIDEO)

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Meksikë. Ndërsa po mbahej një funeral, dy gra janë konfliktuar me njëra-tjetrën.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet momenti kur nis edhe sherri mes tyre, duke shkaktuar shqetësim tek të pranishmit dhe te familjarët e të ndjerit.

Konflikti nisi kur një grua u shpreh: “Dashuria ime do të më mungosh shumë”.

Kjo fjali ka sjellë edhe reagimin e revoltuar të gruas tjetër e cila menjëherë duke bërtitur ka pyetur: “Kush je ti?”

Aty kuptoi se gruaja e parë kishte pasur një lidhje me të ndjerin dhe gjërat dolën jashtë kontrollit.