Kryesore

Ditë e hapur me studentë, prindër dhe pedagogë te “Luarasi”/ Në qendër të diskutimeve njohja me programet në bashkëpunim me LSE

Në ambientet e Universiteti Luarasi u zhvillua një Ditë e Hapur me pjesëmarrjen e studentëve të interesuar, prindërve dhe përfaqësuesve të universitetit, ku në qendër të diskutimit ishte bashkëpunimi strategjik me London School of Economics and Political Science. Zv. Rektorja e Universitetit Luarasi, profesore e asociuar, Anni Dasho,na tregon për këtë ditë të hapur me studentët.

“Siç të gjithë gjimnazistët janë bërë me dije ne prezantojmë pikërisht në këto ditë të hapura 3 programet kryesore, programin Bachelor ne Finance, Bachelor ne Busines & Management dhe Bachelor në Data Science dhe Business Analytics. Në këto tri ditë prindërit do të kenë mundësinë të njihen nga afër me detajet e programeve të studimit dhe mundësinë për të ndjekur një vit akademik në Londër më pas dhe mundësitë për një Summer School pas vitit të parë, si edhe takime të ndryshme me pedagogë për të detajuar kurrikulën, mënyrën e provimeve, etj”, u shpreh ajo.

Gjatë aktivitetit u prezantuan programet e përbashkëta, mundësitë unike që ofrohen për studentët shqiptarë për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze në botë, si dhe rrugët që hapen drejt zhvillimit akademik dhe profesional.

“Takimi i sotëm insiston në familjarizimin me filozofinë e LSE. E dyta me njohjen dhe përshatjen e studentëtve m kushtet e shkollës, njohjen sipërfaqësore të programit, njohjes së filozofisë dhe njohja fillestare me stafin akademik”, u shpreh dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Luarasi, Sherif Bundo.

“Jemi gati për të zhvilluar këtë vit akademik. Do startojmë me skukses të plotë, sot është prezantimi në parim i programeve dhe lëndëve që kemi në kurrikulat tona të 3 profileve te vecanta që paraqesim dhe do jemi gjithëk ohën në dispozicion për atë që duhet të japim për studentët tanë”, u shpreh Gentian Hoxhalli, përgjegjës i programit Data Science LSE.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë nga afër me pedagogë dhe koordinatorë akademikë mbi sfidat, përfitimet dhe procesin e aplikimit, si edhe të marrin informacion të detajuar mbi bursat, praktikat dhe mundësitë ndërkombëtare që ofron ky program.

“Këtë program e shoh si risi dhe prurje të re shumë inovative sidomos për tregun shqiptar. Është një ndërthurje mes programimit dhe ekonomisë. Unë që kam mbaruar si programuese e shoh si mundësi shumë të mirë që të zgjeroj dijet e mia edhe në ekonomi”, u shpreh Delina Murati, studente e Data Science LSE.

“LSE është një nga universitetet me prestigjioze ne botë. Ka 130 vite që merret me programet e studimit dhe të vijë në Shqipëri është një mundësi shumë e madhe për të gjithë që të rrisim dijet tona dhe të kapim majat më të larta”, tha Gledis Vata, student i Business & Management LSE.

Kjo ditë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes arsimit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, duke i dhënë të rinjve shqiptarë një dritare të re drejt ekselencës.Ne daten 24 Tetor nis zyrtarisht edhe viti akademik qe universiteti luarasi do te bej hapjen per tre programet e LSE.