Politikë

Dita e 32-të e protestës! Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 32-të kundër qeverisë.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi.