Kronikë

Shkrumbohen 3 makina në Spitallë, ishin brenda një garazhi

Shkrumbohen 4 automjete brenda një garazhi në një ndërtesë karabina në Spitallë.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur këtë rast.

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti në motor, ka rënë zjarr në një kamionçinë të parkuar, në pronësi të shtetasit N. Ç.

Për pasojë, është djegur edhe automjeti në pronësi të shtetasit R. M., si dhe pjesërisht automjeti në pronësi të shtetasit O. Ç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.