Detaje nga skandali/ Si përfitoi vrasësi i policit përmes familjarëve të tij, fonde nga AZHBR për bagëtitë. Zbulohen dokumentet

Detaje nga skandali/ Si përfitoi vrasësi i policit përmes familjarëve të tij, fonde nga AZHBR për bagëtitë. Zbulohen dokumentet

Zbardhen të tjera detaje nga skandali që lidhet me autorin e vrasjes së policit në Maliq, Violand Braçellari, i cili rezulton se kishte marre subvencione nga shteti nëpërmjet AZHBR-së për mbarështimin e bagëtive.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb dokumentet zyrtare që provojnë se si përmes aplikimeve nga familja e tij, personi me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim prej 9 vitesh nga policia, ka përfituar nga fondet shtetërore. Në dokumente te siguruara për BW sqarohet se si familjarë të tij, konkretisht babai, Luan Braçellari, nëna, Berdane dhe vëllai, Danil, kanë përfituar fonde, duke aplikuar në AZHBR.

Për më tepër publikojmë dokumentet si më poshtë;

    Ngjarja
    Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.

    • Zbulohet skandali! Vrau policin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellari përfitoi fonde nga AZHBR
    • Nipi iu vra në krye të detyrës/ “Na mbylli derën”, xhaxhai i Enea Mekollit i kthehet Begajt: Bëni detyrën se na fundosët, po na vrisni! Dilini zot vendit, e latë në dorë të kriminelëve
    • Breshëri plumbash me kallashnikov, dyshohet se përdori të gjithë arsenalin drejt policëve/ Çfarë u zbulua në stanin ku fshihej Violand Braçellari
    • “Vrasësi i policit financohej nga fonde shtetërore”/ Berisha: Dënoj ngjarjen e rëndë. Rendi e siguria në dorë të krimit
    • Efektivi Enea Mekolli humbi jetën në krye të detyrës, Koçiu: Sakrifica e tij na bën të reflektojmë mbi përgjegjësinë ndaj ligjit dhe shoqërisë
    • U vra gjatë operacionit policor në Lozhan/ Homazhe për efektivin Enea Mekolli. Miq e kolegë mes lotësh i japin lamtumirën e fundit (VIDEO)
    Etiketa:
    • bracellari
    • Edison Adri
    • Enea Mekolli
    • polici
    • Violand Bracellari
    • vrasja