Greqi

Dendias viziton Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, pritet nga Kryepeshkopi Imzot Joani

Më 25 maj 2026, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri dhe të takimeve me përfaqësues të lartë të Qeverisë shqiptare, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”.

Dendias u prit nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, me të cilin zhvilloi një takim dhe bisedë në një atmosferë miqësore.

Më pas, Dendias, i shoqëruar nga Kryepiskopi Joan vizitoi varrin e Kryepiskopit të ndjerë Anastas ku bëri homazhe në nderim të tij.