Lajmet e fundit

Çmimi “Nobel për Paqe”, Donald Trump: Nuk më intereson fitimi i çmimeve, por shpëtimi i jetëve

Presidenti Donald Trump foli për dëshirën e tij për t’u vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen, duke pretenduar se “të gjithë” mendojnë se ai e meriton një të tillë nëpërmjet përpjekjeve të tij për ndërmjetësimin e paqes në të gjithë globin.

“Të gjithë thonë se unë duhet të marr Çmimin Nobel për Paqen për secilën prej këtyre arritjeve”, tha Trump, duke përsëritur më parë pohimin e tij se ai u ka dhënë fund luftërave të shumta.

“Por për mua, çmimi i vërtetë do të jenë bijtë dhe bijat që jetojnë për t’u rritur me nënat dhe baballarët, sepse miliona njerëz nuk po vriten më në luftëra të pafundme dhe të lavdishme.”

“Ajo që më intereson nuk është fitimi i çmimeve, por shpëtimi i jetëve”, vazhdoi Trump.