Përpara ndeshjes së Champions kundër Benfikës, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, foli në një konferencë për shtyp.
“Është një nder të përballem me José Mourinhon nesër. Ai nuk është vetëm një legjendë në këtë klub, ai është një legjendë në shumë klube.
Do të jetë një privilegj të përballem me Josén nesër. Çfarë do të duhej të bënte ai për të frymëzuar tifozët të brohorisnin emrin tim? Ndoshta të vazhdonte të fitonte trofe.
Më kujtohen disa momente sezonin e kaluar kur tifozët filluan të brohorisnin ‘kemi përsëri Chelsean tonë.
Rotacion? Ne duhet të ruajmë nivelin tonë sepse Champions kërkon një nivel të lartë. Kemi shumë lojtarë të lënduar tani. Këtë pasdite do të vlerësojmë Caicedo, Joao Pedro dhe Andrey Santos”- tha ai.