Politikë

“Charlie Kirk e qëlloi situata politike e sociale”, Fitim Zekthi: Dhuna politike, gjëja më e ndyrë

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në Log, e cilësoi vrasjen e aktivistit amerikan Charlie Kirk të shkaktuar nga situata e polarizuar në SHBA por edhe gjuhës së Kirk, ku ka mjaft irritim dhe gjuhë komplotistë.

Megjithatë Zekthi dënon vrasjen dhe dhunën politike si “gjëja më e ndyrë”.

Fitim Zekthi: Ngjarje e rëndë. Nuk është e zakonshme me krimet e tjera politike. Pak më e rëndë. Personazhi nuk përfaqëson ndonjë individ kush e di se ça. Me një gjuhë përçarëse, raciste, islamofobe, ksenfobe. Nuk dua të dëgjoj ezanin e minareve në xhami thoshte. nëse thotë që njerëzit që kanë një x sjellje të caktuar dhe i deklasifikon, nuk do ndjehen mirë. Dhuna politike është gjëja më e ndyrë.

Fillesat e tmerrshme i ka në revolucioni francez. SHBA është një konvulsion. Kur u vra Luter King pati irritim të komunitetit afro amerikan. Dhe senatori Bob Kenedi tha në një tubim zemërimi është shumë i madh në këto momente. Gjëja e vetme të bësh është të shkosh në shtëpi me njerëzit e tu dhe në mëngjes mund të jetë më i qetë. Tani ky thotë i urrej ata që vrasin Charlie Kirk, urrej kundërshtarët e mi. Nuk u qëllua nga demokratët. E ka qëlluar situata social politike në SHBA.

Konvulsion, irritim. Kur ka polarizim gjuha është e tmerrshme, sidomos gjuha komplotistë, gjuha nihiliste që e delegjitimon kundërshtarin. Ky është problemi mendoj unë. Konservatorizmi nuk ka lind me Charlie Kirk, apo Donald Trump. Zoti Trump është njeri me influencë. Gjithë bota ka një vesh ça po bën Trump. E dyta, bota ku jetojmë kemi një botë me mjete komunikimi komplet ndryshe nga koha e Luter Kingut. Të gjithë janë në rrjetet sociale. Ky lloj polarizimi dhe kjo lloj bote komplet ndryshe e bën Charlie Kirk të jetë në çdo tryezë.