Sport Bota

“Çdo derbi ndryshon, ndeshja ndaj Lazios të jep ndjesi të pabesueshme”, Totti: Shpresoj që Roma të arrij top-4

Francesco Totti është rikthyer të flasë për mediat në prag të derbit të kryeqytetit midis Romës dhe Lacios, që do të zhvillohet këtë të dielë. Si një ish-futbollist që ka luajtur shumë ndeshje të tilla, Totti ka treguar ndjesitë e tij.

“Çdo derbi ndryshon. Është një ndeshje natyrisht e bukur, por e vështirë për t’u luajtur, pasi Roma e përjeton atë sfidë ndryshe nga çdo gjë tjetër. Sigurisht që ne kujtojmë ato që kemi fituar, por vetëm të qenit pjesë e asaj ndeshje është një ndjenjë e paharrueshme”,- u shpreh fillimisht ish-kapiteni legjendar, I cili më tej foli për objektivat sezonal të verdhekuqve.

“Shpresoj që Roma të përfundojë në katër vendet e para. Mendoj që ky është objektivi kryesor, veçanërisht i tifozëve. Është e drejtë që Roma të rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve.” – u shpreh Toti, i cili më tej foli edhe për ish shokun e tkipit Rino Gatuso, I cili tashmën drejton Kombëtaren Italiane.

“Është e çuditshme, pasi kemi qenë shokë skuadre. Ta shohësh atë në stolin e ekipit kombëtar është e çuditshme. Megjithatë, jam shumë i lumtur për të. Shpresoj që ai të mund ta udhëheqë Italinë në Kupën e Botës.”