Lajmet e fundit

“Bisedimet për paqen një fillim i mirë”/ Negociatori ukrainas: Ndryshimet e vogla mund të çojnë në rezultate të mëdha

“Ndryshimet e vogla mund të çojnë në rezultate të mëdha”, kështu është shprehur negociatori ukrainas Segiy Kyslytsya , ndërsa komentoi bisedimet për marrëveshjen e paqes.

Ai e konsideroi takimin një fillim të mirë, duke e vlerësuar si shumë konstruktiv.

Më herët lidhur me takimin që po mbahet në Florida për marrëveshjen për paqen për Ukrainën, reagoi edhe sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio i cili theksoi se pret që të ketë përparim nga këto bisedime.