Politikë

Berisha në Bulevard, nis me molotov protesta e opozitës

Teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po ecte përgjatë Bulevardit Dëshmorët e4 Kombit, për t’iu bashkuar protestuesve para Kryeministrisë, ka nisur hedhja e molotovëve.

Mes turmës së protestuesve është dëgjuar shpërthimi i një molotovi afër urës së Lanës.

Kryefjala e protestës së opozitës sot është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama si dhe arrestimi i Belinda ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK, por që u rrëzua me votat e socialistëve në Kuvend.