Politikë

Deputeti i PD Belind Këlliçi në SPAK, pyetet mbi 90 minuta mbi një hetim pasuror

Deputeti demokrat Belind Këlliçi u pyet këtë të hënë në SPAK mbi një hetim pasuror që po zhvillon kjo strukturë antikorrupsion, ku ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Deputeti qëndroi mbi 1 orë e 30 minuta duke dhënë shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore.

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, deklaroi vetë Këlliçi për gazetarët pa dhënë detaje të mëtejshme.