Kosova ka marrë vendim për t’u pajtuar vullnetarisht me katër paketat e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të miratuara në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë.
Lajmi është mirëpritur nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav. Orav theksoi se ky veprim përforcon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave dhe praktikave evropiane.
“Bashkëpunimi dhe harmonizimi me praktikat e BE-së, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, janë gurthemeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, shkroi Orav. /Telegrafi/