Politikë

Bardhi dhe Balliu takojnë Ambasadorët e Kroacisë dhe Sllovakisë: Mazhoranca po minon standardet demokratike

Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Gazment Bardhi i shoqeruar nga Deputeti Klevis Balliu, u takuam me Ambasadorin e Kroacisë, Zlatko Kramari?, dhe Ambasadorin e Sllovakisë, Albin Otruba, takim ne të cilin u rikonfirmua mbështetja e plotë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në takim u theksua se integrimi europian duhet të bazohet në standarde të qarta demokratike, zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit, ndersa shpreh shqetësimi për situatën aktuale në vend dhe për mungesën e vullnetit të qeverisë për të përmbushur keto standarte.

DEKLARATA E BARDHIT
????? Kënaqësi takimi me Ambasadorin z. Zlatko Kramaric ?? dhe Ambasadorin z. Albin Otruba ??, përfaqësues të dy vendeve mike Kroacisë dhe Sllovakisë në Tiranë, ku rikonfirmuam edhe njëherë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fatkeqësisht qeverisja e Edi Ramës nuk synon integrimin në standardet europiane. Ajo ka vrarë thelbin e demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ajo është qeveria më e korruptuar në Europë dhe që hapur po shndërrohet në bunker për të korruptuarit, siç tregon rasti i fundit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ajo qeverisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç na provojë afera e AKSHI-t.
Shqipëria meriton një qeveri që e do integrimin Europia jo si propagandën, por si një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar demokracinë funksionale në vend. Edi Rama qartësisht nuk e garanton këtë. Ai është peng i korrupsionit të tij.