Sport Bota

Barazimi ndaj Aston Villas në Europë, Presidenti Duka “duartroket” Skënderbeun: Luajtët me zemër

Skënderbeu U-19 arriti një rezultat historik këtë të martë, teksa barazoi 1-1 ndaj Aston Villas, në ndeshjen e UEFA Youth League. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka vlerësoi paraqitjen e korçarëve, me një postim në rrjetet sociale.

Postimi:

Skënderbeu U19 ndal Aston Villa-n me rezultat 1–1 në UEFA Youth League!
Një ndeshje e madhe, me zemër dhe karakter nga djemtë që luftuan deri në fund.
?? Forca Skënderbeu!