Kosova

Balotazhi në Kosovë, KQZ: Nis procesi në të gjitha qendrat e votimit, mbi 1.3 mln qytetarë zgjedhin sot drejtuesit lokalë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.

Ai tha se në balotazh janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.

Elezi ka sqaruar se janë 507 qendra të votimit dhe të drejtë vote në këto komuna kanë 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë, ndërsa ka ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës.