Politikë

Balliu dhe Strazimiri përplasen me policinë, ambulanca merr qytetarë të dëmtuar, mes tyre edhe një punonjës i medias

Një përplasje ka ndodhur mes demokratëve Gent Strazimiri dhe Klevis Balliut me forcat policore.

Ndërkohë që një ambulancë ka marrë qytetarë të cilët janë dëmtuar, mes tyre edhe një punonjës i medias.

Ndërkohë gazetari Osman Stafa raporton se situata nuk është e mirë, kjo pasi tymi nga gazi lotësjellës lëviz në një perimetër goxha të madh dhe vë në vështirësi mediat dhe qytetarët që janë larguar për momentin.