Sport Bota

Atletico “zgjohet” në pjesën e dytë, 3 gola dhe 3 pikë në La Liga (Video)

Atletico Madrid mundi 3-0 Sevillan, në ndeshjen e La Liga. Los Colchoneros nuk gjetën dot golin në pjesën e parë, edhe pse kishin disa raste të mira.

Alvarez dërgoi në festë tifozërinë, pasi përktheu në gol një penallti. Almada i siguroi fitoren skuadrës madrilene, me golin e tij në të 78-tën. Në fund pati kohë edhe për një gol të Griezzman. Atletico renditet në vendin e katërt.