Tekniku i Atleticos, Simeone doli në konferencë para ndeshjes ndaj Liverpool në Champions.
“Është gjithmonë emocionuese të përballesh me një kundërshtar të tillë, me një stadium dhe atmosferë fantastike. Liverpool ka një trajner që i ka udhëhequr në nivelet më të larta dhe do të jetë shumë e vështirë. Ne do të përpiqemi t’i dëmtojmë dhe ta çojmë ndeshjen aty ku na përshtatet më mirë.
“Nuk janë asnjëherë pozitive, por ne jemi të fokusuar te ata që do të luajnë. Në fund, është njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë.
Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të përpiqemi ta menaxhojmë sipas mënyrës sonë” – tha ai.