Sport Bota

Atletico, agjenti i sulmuesit: E kërkonte Liverpool? Ja e vërteta

Duke folur për Erem News, Fernando Hidalgo, agjenti i Julian Alvarez, diskutoi mbi të ardhmen e klientit të tij, i cili aktualisht luan për Atlético Madrid, duke mohuar përpjekjet e Liverpoolit për ta afruar atë në merkato.

“Nuk pati oferta zyrtare nga Liverpooli sezonin e kaluar dhe gjithçka që u tha është gënjeshtër. Verën e kaluar nuk pati oferta sepse Atlético Madrid nuk donte ta shiste lojtarin, kështu që nuk pati negociata.”

Argjentinasi është i lidhur me Colchoneros, të paktën deri në vitin 2030. Ai ka shënuar një gol në katër ndeshje deri më tani këtë sezon.