Arbër Hoxha do të jetë gati për Shqipërinë, për ndeshjen e 11 tetorit ndaj Serbisë. Sulmuesi kuqezi pësoi dëmtim me Dinamon e Zagrebit, por si duket, nuk ka asgjë serioze.
Në një intervistë të dhënë për “24Sata”, ai tha se është gati për ndeshjen e Europës ndaj Maccabit.
“Mos u bëni merak, unë do të jem gati për Makabin të enjten. Dhe nuk jam ankuar asnjëherë, as kur nuk po luaja. Kovaçeviç më ka besuar që në ditën e parë këtu.
Jam shumë i gëzuar, më në fund gjithçka po shpërblehet. Që kur erdha te Dinamo, unë jam stërvitur në maksimum, kam besuar te vetja ime dhe nuk jam ankuar asnjëherë. Unë thjesht po pritja shansin tim, besoj se tani ka ardhur momenti im”, tha ai.