Sport Bota

Arsenali nuk fal ndaj Brighton, Chelsea përmbys Aston Villan, zhgënjen City

Emocione dhe spektakël në ndeshjet e kësaj të mërkure në Premier League. Arsenali fiton 0-1 ndaj Brighton falë golit të Sakas. Me këtë sukses, gooners vijojnë të qetë kryesimin me 67 pikë, 7 më shumë se ndjekësi më i afërt.

Në takimet e tjera, Chelsea përmbys Aston Villa 1-4, ndërsa City nuk shkoi më shumë se një barazim zhgënjyes 2-2 ndaj Nottingham Forest. Fulham-West Ham përfundoi 0-1.