Kronikë

Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës, ja kush është (EMRI)

Andi Deda, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Shijak, do të transferohet në Vlorë, ku pritet të drejtojë Komisariatin e Policisë së këtij qyteti.

Ndryshimi në drejtim vjen si pjesë e lëvizjeve në strukturat e Policisë së Shtetit.

Deda do të zëvendësojë drejtimin aktual të Komisariatit të Vlorës, ndërsa pritet që transferimi të zyrtarizohet me procedurat përkatëse.