Pas takimit me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është takuar sot dhe me ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu.
Në fokus të takimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku ambasadori Gonzato theksoi se progresi në dosjet që lidhen me punët e brendshme, sigurinë dhe migracionin është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai nënvizoi se këto reforma nuk janë vetëm të rëndësishme për integrimin në BE, por edhe kuptimplote për qytetarët shqiptarë, pasi ato sjellin mbrojtje për personat në situata të vlefshme, institucione më të forta dhe më shumë siguri për qytetarët.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë dhe të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri me asistencë teknike dhe financiare”, është shprehur ambasadori Gonzato.
Edhe ministrja Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shpërndau foto nga takimi ku heksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e angazhuar për përmbushjen e kritereve fillestare të kapitujve 23 dhe 24, me fokus te sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe siguria.
“Në takimin e sotëm falenderova Ambasadorin e Bashkimit Evropian Silvio Gonzato dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në reformat e nisura”, shkruan Koçiu.