Në përvjetorin e dytë të sulmit terrorist në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, Ambasada e Francës në Kosovë ka shprehur solidaritet me familjen e viktimës dhe ka theksuar nevojën që autorët të përgjigjen para ligjit.
Në një reagim zyrtar, Ambasada franceze u bën thirrje institucioneve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e ndëshkimit të krimeve terroriste për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Dy vjet pas këtij sulmi kriminal, mendimet tona janë me familjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Franca do të vazhdojë të mbështesë drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.