Kronikë

Alarm për bombë te një tjetër qendër tregtare, Policia: Njoftimi fals si dje, nuk gjetëm asgjë të kundraligjshme

Një alarm fals për bombë është lëshuar ditën e sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë.

Raportohet se alarmi është dërguar në formën e një e-mail drejtuar shefit të sigurisë së qendrës. Po ashtu alarmi fals është dërguar në disa qendra tregtare.

Megjithatë alarmi ka rezultuar i rremë pas verifikimeve të kryera nga autoritetet.