Politikë

SPAK e ka thirrur të paraqitet sot/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet të merret e pandehur edhe për 3 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës

Këtë të premte SPAK pritet të njoftojë ish-zv.kryeministren Belinda Balluku zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë dhe njëherazi do t’i komunikohet akuzat edhe për lotet 5, 6 dhe 7 të Unazës së Madhe, raporton për BalkanWeb dhe News24, gazetarja Klodiana Lala.

GJKKO zgjati hetimet me 3 muaj, ndërsa Balluku ishte marrë e pandehur nga SPAK vetëm për Tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës.

Balluku mund të mos paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, por të shkojë vetëm avokati Ardian Kalia.

Ndërkohë akuza për këto vepra i është komunikuar ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi dhe Miranda Shkurtës.