Sport Bota

Akuzat për përdhunim, Hakimi duhet të dalë në gjyq

Akuzat për përdhunim, Hakimi duhet të dalë në gjyq

Një gjykatë franceze të mërkurën la në fuqi vendimin për dërgimin në gjyq të futbollistit të Paris Saint-Germain dhe Marokut, Achraf Hakimi.

Hakimi do të përballet me gjyq në një gjykatë penale për akuzën e përdhunimit të një gruaje në vitin 2023.

Çështja ka kaluar në disa shkallë të sistemit gjyqësor francez dhe tashmë është vendosur që lojtari të përballet me gjyq.

Futbollisti e ka mohuar vazhdimisht akuzën, ndërsa avokatja e Hakimit, Fanny Colin, nuk ka preferuar të flasë për temën.