Sport Bota

Akuzat për përdhunim dhe gjyqi, Hakimi nuk përmbahet: Fjalët po justifikojnë procesin

Lojtari i kombëtares marokene dhe mbrojtësi i PSG-së, Hakimi, do të dalë në gjyq pasi u akuzua për përdhunimin e një gruaje 24-vjeçare në shkurt të vitit 2023. Hakimi, prej kohësh mohon akuzat e bëra, ndërsa procesi dhe hapat ligjorë që po ndërmerren ndaj tij i duken të pakuptimta.

“Sot, një akuzë për përdhunim mjafton për të justifikuar një proces, edhe nëse unë e mohoj dhe gjithçka tregon se është e rreme. E pres me qetësi këtë proces, që do të lejojë që e vërteta të dalë publikisht”- Shkruajti ai në rrjetet sociale. Avokatja e Hakimit, Fanny Colin, tha për mediat se nuk ka asnjë prove reale.

“Një gjyq është urdhëruar mbi bazën e një akuze që mbështetet vetëm në fjalën e një gruaje e cila pengoi të gjitha hetimet, refuzoi të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe testet e ADN-së”.