Kryesore

Aksidenti bllokoi për 3 orë qarkullimin, njoftohet rinisja e lëvizjes së automjeteve në Tunelin e Llogarasë

Aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në Tunelin e Llogarasë, ku dy makina u përplasën “kokë më kokë”, blllokoi për 3 orë qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se tashmë ka rinisur lëvizja në tunel, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rifillon qarkullimi në Tunelin e Llogarasë, i cili u bllokua përkohësisht pas një aksidenti mes dy automjeteve. Fatmirësisht, të përfshirët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, duke bërë të mundur menaxhimin e situatës dhe rikthimin e shpejtë të qarkullimit”, shkruan ARRSH.