Kronikë

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, ndërron jetë drejtuesi i motorit pas përplasjes me makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.

Sipas informacioneve të para, një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të motomjetit.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipi i emergjencës mjekësore.