Aksident në Sarandë/ Përplasen dy automjete, njëra përfundon e përmbysur anës rrugës

Aksident në Sarandë/ Përplasen dy automjete, njëra përfundon e përmbysur anës rrugës

Një aksident ka ndodhur në Sarandë në rrugën “Gjergj Araniti”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Është bllokuar lëvizja në njërin krah të lëvizjes së rrugës. Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë.