Kronikë

Aksident në Kurbin/ Makina përplas këmbësoren, përfundon në pranga drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Gorre në Kurbin, ku një shtetas duke drejtuar makinën ka përplasur një këmbësore.

E plagosura është transportuar në spital, dhe është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftim i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Gorre, shtetasi F. C., duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen L. M., këmbësore.

Shtetasja L. M. është transportuar në Spital, dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.