Kronikë

Aksident në Bulqizë, ambulanca përplaset me makinën, ende nuk dihet numri i të plagosurve! Njëri prej tyre pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur në Bulqizë.

Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit, një person që ndodhej në ambulancën e Peshkopisë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.