Kronikë

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina “fluturon” 300 metra në humnerë

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300 metër në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur tek Shkëmbi i Dardhës. Zjarrfikësit dhe banorët e zonës sapo kanë gjetur mjetin.

Forcat zjarrfikse, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit dhe banorët e zonës sapo kanë gjetur mjetin. Drejtuesi i mjetit ka shenja jete. Terreni i vështirë dhe errësira po vështirësojne nxjerrjen e të plagosurit