Kronikë

Aksident në Fier-Patos, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me një mjet të tonazhit të rëndë. 2 të plagosur

Njé aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos pranë një karburanti.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tonazhit të rëndë i cili ka qënë i parkuar.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.