Te Gjitha

Aksident me vdekje në Cërrik, kamioni përplas 70-vjeçarin

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Shalës, ku një kamion ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacionit paraprak, mjeti me drejtues E. H. ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia dhe po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.identit.