Kronikë

Aksident i rëndë në Shkodër, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person ka humbur jetën. Viktimë ka mbetur 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi. Ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.