Lajmet e fundit

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës: 33 të vdekur nga sulmet e sotme

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se një seri sulmesh ajrore izraelite në territor vranë të paktën 33 persona sot, nga numri i mëparshëm prej 21 të vdekurish.

Ushtria izraelite tha se goditi dhjetëra objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.

Ndërkohe Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit 9-ditor të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.