Sport Bota

“Afrimi i Muçit ishte dëshirë e madhe e trajnerit”, Presidenti i Trabzonspor: Ju tregoj prapaskenat e transferimit

Presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan ka folur së fundmi rreth prapaskenave për huazimin e Ernest Muçi nga Besiktas. Dogan shprehet se afrimi i Muçit ishte dëshirë e trajnerit.

“Transferimi i Muçit ishte një transferim që trajneri Fatih Teke e dëshironte shumë. Çdo lojtar që është marrë, është marrë me aprovimin e ekipit tonë të skautimit dhe me kërkesë të trajnerit. Përjashtim bëjnë vetëm lëvizjet e Onuaçu, Pepe dhe Mendi.

Këto ishin transferime që i kam bërë personalisht. Muçin e kërkoi trajneri ynë dhe ekipi i skautimit dha një raport pozitiv. Për më tepër, ai ishte një lojtar për të cilin kishim bërë edhe më parë një ofertë zyrtare te klubi i tij i mëparshëm para se të shkonte te Beshiktas”,- tha ai.