Sport Bota

Acerbi i drejtëpërdrejtë: S’kam refuzuar kombëtaren, por Spalletin

Në emisionin Verissimo në Canale 5, mbrojtësi Francesco Acerbi nuk ka hezituar të flasë për largimin nga komgëtarja.

“Nuk kam refuzuar kurrë kombëtaren. Thjesht nuk pranova thirrjen për atë ndeshje ndaj Norvegjisë.

Pas një viti pa më ftuar dhe pas atyre fjalëve të tij për moshën time, nuk më dukej e drejtë të thosha ‘po’.

Por nëse Gattuso nuk do të më thërrasë, nuk do të jetë problem. Ai paguhet për të zgjedhur, unë nuk bëj polemika.”