Politikë

62 ditë Revolucion Flamingo- “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit mbushin rrugët me thirrje për dorëheqje

62 ditë Revolucion Flamingo- “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit mbushin rrugët me thirrje për dorëheqje

Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe këtë të premte, duke shënuar ditën e 62-të radhazi të mobilizimit kundër qeverisë.
Qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit po brohorasin thirrje kundër qeverisë dhe kanë mbajtur pankarta e flamuj kombëtarë. Pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën e tyre për largimin e Ramës, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestuesit përsërisin thirrjet “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Jepe dorëheqjen”, “Rama o tradhtar, na u zhduk sa më parë”, “Ju me gaz ne me vezë Edi Rama i pabesë” janë thirrjet që dominojnë këtë marshim.